Top Travel
Kontrata e Shitjes në Distancë
1. Palët
Kjo kontratë lidhet ndërmjet:
Top Travel – Person Fizik, në cilësinë e ofruesit të shërbimeve turistike, dhe klientit që kryen një rezervim nëpërmjet website-it top-travel.al.
2. Objekti
Objekti i kësaj kontrate është ofrimi dhe shitja në distancë e shërbimeve dhe paketave turistike të publikuara në website-in e Top Travel.
Klienti mund të zgjedhë një udhëtim, datën përkatëse dhe shërbimet e përfshira në paketë dhe të kryejë rezervimin online.
3. Informacioni mbi shërbimin
Përpara përfundimit të rezervimit, klientit i paraqiten informacionet kryesore të udhëtimit, duke përfshirë, sipas rastit:
Klienti duhet të kontrollojë informacionin përpara përfundimit të rezervimit.
- Destinacionin;
- Datën dhe kohëzgjatjen;
- Transportin;
- Akomodimin;
- Planin ushqimor;
- Çmimin;
- Shërbimet e përfshira;
- Kushtet e rezervimit.
4. Përfundimi i rezervimit
Klienti plotëson të dhënat e kërkuara dhe dërgon rezervimin nëpërmjet website-it.
Dërgimi i formularit nuk nënkupton automatikisht konfirmimin përfundimtar të rezervimit. Top Travel verifikon rezervimin dhe, pas konfirmimit, klienti merr konfirmimin dhe voucher-in në adresën e email-it të deklaruar.
5. Çmimi dhe pagesa
Çmimi përfundimtar i rezervimit shfaqet përpara përfundimit të procesit të rezervimit.
Pagesa mund të kryhet sipas mënyrave të pagesës të ofruara nga Top Travel në momentin e rezervimit.
Në rast të pagesës online me kartë, transaksioni kryhet përmes sistemit të pagesave të ofruar nga institucioni financiar përkatës.
6. Konfirmimi i pagesës dhe rezervimit
Një pagesë e kryer nuk nënkupton domosdoshmërisht konfirmimin përfundimtar të udhëtimit.
Rezervimi konsiderohet i konfirmuar pasi të jetë verifikuar dhe konfirmuar nga Top Travel.
Pas konfirmimit, klientit i dërgohet voucher-i i udhëtimit.
7. Anulimi nga klienti
Në rast anulimi nga klienti, pagesat e kryera nuk rimbursohen, sipas Politikës së Anulimit dhe Rimbursimit të Top Travel.
Për çdo kërkesë anulimi, klienti duhet të kontaktojë Top Travel.
8. Anulimi nga Top Travel
Top Travel mund të anulojë një udhëtim për arsye operative ose rrethana që pengojnë realizimin e tij.
Në rast anulimi nga Top Travel, klienti rimbursohet 100% e shumës së paguar.
9. Ndryshimi i rezervimit
Klienti mund të kërkojë ndryshimin e rezervimit duke kontaktuar një agjent të Top Travel.
Asnjë ndryshim nuk konsiderohet i vlefshëm pa konfirmimin e Top Travel.
10. Dokumentet e udhëtimit
Klienti është përgjegjës për të pasur dokumentin e nevojshëm për destinacionin përkatës.
Në varësi të destinacionit, mund të kërkohet kartë identiteti ose pasaportë.
11. Të dhënat personale
Të dhënat personale të klientit përpunohen në përputhje me Politikën e Privatësisë të Top Travel.
Të dhënat mund të përdoren për përpunimin e rezervimit, komunikimin me klientin dhe realizimin e shërbimeve të rezervuara.
12. Kontakti
Për çdo pyetje, kërkesë ose problem lidhur me rezervimin:
Top Travel Telefon / WhatsApp: +355 69 900 1234 Email: [email protected] Adresa: Rruga Andon Zako Çajupi, përballë Ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, pranë Farmaci Daja, Bllok, Tiranë
13. Pranimi i kontratës
Duke përfunduar rezervimin online, klienti deklaron se ka lexuar dhe pranon Kushtet e Përgjithshme, Politikën e Privatësisë, Politikën e Anulimit dhe Rimbursimit, Politikën e Sigurisë së Pagesave dhe këtë Kontratë të Shitjes në Distancë.