Permbledhje mbi udhetimin
📍 Dita 1
Nisja në orën 23:00 nga Tirana → kalim kufiri në Qafë Botë → traget për në Korfuz → akomodimi në hotel → plazh & darkë.
📍 Dita 2
All Inclusive në hotel. Ekskursion opsional në Paleokastritsa dhe vizitë e organizuar në qendrën historike të Korfuzit:
-
Kështjella e Vjetër
-
Sheshi Spianada
-
Kisha e Shën Spiridhonit
-
Pallati Achilleion
-
Pontikonisi & Panagia Vlaherna
📍 Dita 3 – 5
Ditë plazhi dhe relaksi me shërbim All Inclusive në hotel.
📍 Dita 6
Pas mëngjesit, nisja nga hoteli → traget për në Igumenicë → kthimi në Tiranë në orët e pasdites.
Itinerari
Nisja nga Tirana në orën 23:00 të natës së mëparshme.
Udhëtimi për në Igumenicë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Kalimi i kufirit Qafë Botë/Mavromati rreth orës 06:00.
Igumenica është një qytet bregdetar në veri të Greqisë dhe porti kryesor i Epirit dhe Thesprotisë, një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë.
Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz, rreth 1 orë.
Pas akomodimit në hotel dhe drekës (13:00-15:00). Pas dreke të lirë në plazh.
Darka në orën 19:00-21:00.
All-inclusive në hotel. Pas mëngjesit, opsionale vizita në gjirin Paleokastritsa dhe veriun e Korfuzit nëse 70% e grupit është dakord. Ndalesë në fabrikën e pijeve dhe likereve "Koum Kouat".
Qëndrim në Paleokastritsa me mundësi për të vizituar akuariumin dhe manastirin në Paleokastritsa. Kjo shëtitje ekstra ka një kosto prej €10/personi dhe përfshin guidën.
Kthimi në hotel për drekë ora 14:00. Pjesa tjetër e grupit, nëse nuk shkon në Paleokastritsa, ndalon në qendër te Korfuzit.
Pas drekës nisemi drejt qendrës së Korfuzit ku, sipas programit, do të vizitojmë për 2 orë qendrën. Kështjella e Vjetër është një kështjellë veneciane në Korfuz që shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine. Sheshi Spianada është monumenti më domethënës i qytetit. Thuhet se është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen Spianadën në një shesh publik. Pallati i St. Michael dhe St. George është një pallat që ka shërbyer në origjinë si rezidencë e Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Sot është muze i antikitetit. Listoni elegant, pjesë e Spianada, është shëtitorja më popullore dhe zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga francezët më 1807 sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris. Kisha St. Spyridon është një kishë ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të shenjtit St. Spyridon. Është kisha më e famshme në Korfuz me këmbanoren më të lartë në Ishujt Jonianë. Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar galerish dhe ndarjesh. Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të stilit venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka shërbyer si klub fisnikësh, më pas si teatër dhe që nga viti 1903 si bashki. Kanoni dhe ishulli i Miut (Pontikonisi) është spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top nga ku mund të shikosh ishullin e Miut dhe kishën e vogël Panagia Vlaherna, e lidhur me tokën me një rrugë të ngushtë. Pallati Achilleion është ndërtuar më 1890. Pas vizitës në qendër kthehemi në hotel.
Darka All Inclusive 19:00-21:00.
All-inclusive në hotel. Pas mëngjesit, plazh.
All-inclusive në hotel. Pas mëngjesit, plazh.
All inclusive ne hotel
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, plazh.
Pas mengjesit ne hotel. Transferimi nga hoteli në portin e Korfuzit.
Lundrimi nga Korfuz në Igumenic, rreth 1 orë.
Vazhdojmë udhëtimin drejt pikës doganore Qafë Botë.
Ndalesa gjatë rrugës dhe kthimi në Tiranë pasdite.
Perfshihet/Nuk perfshihet
Ne Cmim per person perfshihet:
- • Akomodimi ne hotel.
- • Aksesi në të gjitha facilitetet e hotelit.
- • Mëngjes, drekë, darkë.
- • Pije gjatë gjithë kohës.
- • Transporti vajtje-ardhje.
- • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë kohës së qëndrimit.
- • Bileta e tragetit.
Ne Cmim per person nuk perfshihet:
- • Taksa e Turistit.
FAQs
General
Ky tour është i përshtatshëm për të gjitha nivelet e formës fizike. Nuk ka ecje të vështira apo aktivitete ekstreme, vetëm ecje të lehta dhe vizita.
Në përgjithësi bëhen 2 orë ecje të lehta në ditë, me pushime të shpeshta dhe kohë të lirë për relaks.
Paketa përfshin akomodimin, transportin, guidën dhe aktivitetet sipas programit. Detajet e plota janë te seksioni “Përfshihet/Nuk përfshihet”.
Po, touri në Korfu është i përshtatshëm për familje, çifte, grupe dhe udhëtarë individualë.
Varet nga paketa që zgjidhet. Ju lutemi kontrolloni detajet e ofertës për informacion të saktë.
Zgjedhim hotele komode, me vendndodhje të mirë, zakonisht pranë plazheve ose zonave turistike.
Po, një guidë profesionale shoqëron grupin gjatë gjithë udhëtimit.
Po, programi mund të ndryshojë për arsye moti ose organizimi, por aktivitetet kryesore mbeten të pandryshuara.




